Eco Kos auditohet çdo vit nga Agrovet për marrjen e certifikatës ISCC, duke përmbushur kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për RED III.
Po ashtu, klientet e Eco Kos pajtohen plotësisht që bashkëpunimi të jetë në frymën e përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga ISCC.
Me nënshkrimin e dokumentit bazë për bartjen e mberurinave klientët pajtohen që kjo gjithashtu nënkupton edhe nënshkrimin e Dokumentit mbi Vetëdeklarimin e ISCC për pikën e origjinës së prodhimit të vajit të përdorur të gatimit (UCO) i cili gjendet në webfaqen e Eco Kos.
Certifikimi i Qëndrueshmërisë për Sektorin e Transportit dhe Energjisë në Bashkimin Evropian
Skema e certifikimit të BE-së verifikon përputhshmërinë me kërkesat ligjore të Bashkimit Evropian për qëndrueshmërinë dhe kriteret e kursimit të emetimeve të gazeve serrë për karburantet e qëndrueshme, si dhe për prodhimin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes nga biomasa.
Këto kërkesa janë përcaktuar në Direktivën për Energjinë e Rinovueshme (RED III) dhe zbatohen në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së.
ISCC EU gjithashtu mbulon kërkesa shtesë ekologjike dhe sociale që shkojnë përtej kërkesave ligjore të RED III.
Sustainability Certification for the Transport and Energy Sector in the European Union
EU certification scheme verifies compliance with the European Union’s legal requirements for sustainability and greenhouse gas emissions savings criteria for sustainable fuels, as well as the production of electricity, heating and cooling from biomass.
These requirements are set out in the Renewable Energy Directive (RED III) and apply to all EU Member States.
ISCC EU also covers additional ecological and social requirements that go beyond the legal requirements of RED III.
Link:https://www.iscc-system.org/certification/certificate-database/all-certificates/


From waste to energy
: Interesting visit of Ambassador Georg Schnetzer at Eco Kos in Obiliq, a company specializing in the collection, processing and export of used cooking oil
. He gained some valuable insights into the entire process, from the collection of the oil, through testing and separation, all the way to its transportation to partner company Münzer Bioindustrie GmbH in Vienna which uses the oil as a key raw material for renewable fuels.
An important contribution to green transition creating important job opportunities, especially for women!
The development of a web and mobile platform
has significantly improved the operational efficiency of Eco Kos. With the support of Austrian Development Agency and co-financing of Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit in the framework of the Digital Empowerment Initiative (DEI), this initiative has had a strong impact in reducing paper usage ![]()
, improving data accuracy and enhancing coordination among various actors within the company.
A great example of how companies from Kosovo
and Austria
work together successfully, combining innovation, sustainability and strong partnerships across borders.


This semester, students from the Energy Policy class, alongside the RIT-K Energy Club and led by Adjunct Lecturer Ariana Qosaj Mustafa, stepped out of the classroom and into the field with a visit to Eco Kos in Obiliq.

Hosted by Mrs. Edona Demaj, founder of Eco Kos, students saw firsthand how Used Cooking Oil (UCO)—once an environmental threat—is now collected, processed, and exported as a key raw material for biodiesel production. ![]()
In 2023 alone, Eco Kos exported over 600,000kg of UCO!
Mrs. Demaj’s journey from journalism and PR to green entrepreneurship is a story of vision and impact. From being the only woman in the company, she now leads a team of eleven—five of whom are women—and mentors students pursuing careers in sustainability.

This visit perfectly reflects RIT Kosovo’s hands-on approach to learning—where knowledge meets real-world experience.
Me shumë entuziazëm ata ndoqën procesin e punës.
Mbrojtja e natyrës dhe shëndrrimi i një mbeturine ndotëse e të dëmshme në lëndë të parë për prodhimin e energjisë së ripërtrishme dhe bioderivate nxiti kurreshtjen e nxënësve të klasave të treta të shkollës më të vjetër të kryeqytetit “Meto Bajraktari”.
Me shumë entuziazëm ata ndoqën procesin e përpunimit dhe eksportimit të vajit të përdorur ushqimor, që u realizua gjatë vizitës së tyre në “Eco Kos”.
Ata patën rastin të bashkëbisedojnë për ekonominë qarkore, përmes shembullit të vajit të përdorur ushqimor i cili pasi të përdoret, nuk hudhet por grumbullohet, përpunohet dhe pas eksportimit në Austri si destinacion final, shëndrrohet në bionaftë.
“Eco Kos”, e certifikuar ndërkombëtarisht me ISCC, grumbullon sasi të madhe të vajit të përdorur ushqimor nga gasteonomia dhe industria në Kosovë.

Eco Kos bën riciklimin e vajit të përdorur ushqimor.
Përfaqësues nga
Advocacy Training & Resource Centre – ATRC (Kosovë),
Plaktonium (Maqedonia e Veriut),
Green Home (Mali i Zi),
Ecodesign dhe Management Institute – EDMI (Shqipëri) vizituan kompaninë
Eco Kos, ku
u njohën nga afër me sistemin inovativ dhe ekonominë e gjelbër qarkore të funksionimit të kompanisë.
Eco Kos bën grumbullimin në mënyrë profesionale dhe higjenike të vajit të përdorur ushqimor, që eksportohet 100 % në Evropë si lëndë e parë për prodhimin e bioderivateve dhe energji të ripërtrishme.
Për një Rajon më të Gjelbër! ![]()
Bashkë për natyrën!
Eco Kos bën grumbullimin e vajit të përdorur ushqimor (UCO) nga industria, gastronomia dhe amvisëria.
Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2008, Eco Kos nisi suksesshëm sistemin inovativ të menaxhimit të mbeturinave.
Si pionierë në këtë industri në Kosovë, krijoi një sistem efikas dhe funksional të menaxhimit në tërë Kosovën.
Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të UCO, Eco Kos garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme (biokarburanteve), duke ndikuar në reduktimin e emetimeve të CO2 në mjedis.
Eco Kos ka eksportuar deri tash afër një mijë ton UCO në Austri
Vaji i përdorur i ushqimor (UCO) prodhohet çdo ditë në sasi të mëdha nga industritë ushqimore dhe familjet çdo ditë. Për shkak të deponimit joadekuat ky lloj i mbeturinave konsiderohet si ndotësi më i zakonshëm i ujit dhe tokës, duke përbërë ¼ e të gjitha kategorive të ndotjes.
Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore (Kodi i mbeturinave 20 01 25 – Lista e llojeve të mbeturinave të publikuara në Zyrën Gazeta të Republikës së Kosovës, nr. 17/2012). Si pionierë në këtë industri, ne kemi krijuar një sistem efikas dhe funksional për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor në të gjithë territorin e Kosovës. Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të vajit ushqimor, sistemi ynë garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së ripërtërishme (biokarburanteve). Me këtë model biznesi të energjisë së gjelbër qarkulluese, ne i kontribuojmë qëllimit për ndryshime mjedisore dhe klimatike në nivel të BE-së.
Objektivi ynë kryesor është rritja e vetëdijes mjedisore për industritë por dhe familjet për grumbullimin e duhur të vajit të kuzhinës. Eco Kos po përpiqet të ndjekë praktikat për zero-mbeturina për një mjedis më të pastër duke reduktuar kështu rrezikun për ndotje të ujit dhe tokës. Sistemi i ekonomisë qarkore për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor rrit cilësinë e jetës për qytetarët duke mundësuar mbledhjen e duhur dhe riciklimin e kësaj mbetjeje në energji të ripërtërishme, gjë që çon në reduktimin e emetimeve të CO2 (Dyoksidit të Karbonit) në mjedis.
Gazetarja Edona Demaj, la gazetarinë për biodizelin. Nëna e tre djemve është e lidhur ngusht me natyren, mjedisn, djemtë e saj dhe gazetarinë. Por, Edona e la gazetarinë dhe filloi një çasje të re ndaj mjedisit, duke u kujdesur në aspekt të dyfishte, njëkohësisht për familjen dhe mjedisin.
E nisi profesionin e saj të ri përpunimin e vajit bimor, vajin që në përditshmëri familjet dhe restorantet do ta kishin hudhur në kanalizime apo diku në natyre, duke shkaktuar dëme. Biodizeli si nje lëndë djegëse alternative e fituar nga kombinimi i vajrave bimore karakterizohet me disa përparësi, në mbrojtje të mjedisit jetësor, në dallim me dizelin mineral. Një nënë që kujdesët për jetën e fëmijëve të saj dhe fëmijëve të tjerë, jo vetëm në aspketin mjedisor, por kultivon edhe edukaten se si duhet vepruar ndaj natyrës dhe mjedisit si tërësi.
Tash është rruga e vetme që secili veprim individual dhe biznesor të karakterizohet me mjedisin. Kështu ka bërë Edona Demaj duke themeluar kompaninë Eco Kos e cila bënë grumbullimin vajit të përdorur ushqimor si dhe duke u bërë pjesë e mbrojtës së mjedisit, njëkohësisht.
Vaji i përdorur i ushqimor (UCO) prodhohet çdo ditë në sasi të mëdha nga industritë ushqimore dhe familjet. Për shkak të deponimit joadekuat ky lloj i mbeturinave konsiderohet si ndotësi më i zakonshëm i ujit dhe tokës, duke përbërë ¼ e të gjitha kategorive të ndotjes.
Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore.
Madje sipas studimeve të fundit shkencore studiuesit propozojnë që kalimi në proteina të buruara nga bimët do të rrisë tokën bujqësore, që mund t’u dedikohet përsëri ekosistemeve që të thithin dioksid karboni. Pra ushqimi me vaj bimor do të sillte të mira për të gjithë.
Një prej të mirave apo përfitimeve është se konsumatorët nuk humbasin asgjë, përkundrazi ftojnë shumë: Kompania Eco-Kos, iu dërgon shishet apo bidonët konsumatorëve familjarë si dhe bizneseve, restoranteve si dhe shkon e bënë mbledhjën e tyre. Konsumatorët familjarë për çdo 5-6 litra vaji të mbledhur e fitojnë një litër vaj, ndërsa restorantet paguhen për çdo kilogram. Përfitimi tjetër është që tubacionet e lavamanit të kuzhinës nuk do të bllokohen më nga derdhja e vajit, pas përdorimit. Gjithashtu edhe llumi i vajit edhe nga vetë kompania mblidhet në një vend të posaçëm.
Demaj thotë se si lider në këtë fushë deri tash kanë eksportuar qindra tonë të UCO në Evropë. Para se vaji të dërgohet në Austri kompoania e autorizuar Eco Kos, fillimisht e bënë pastrimin e vajit të grumbulluar ku kanisterët një tonëshe mbushen me vaj pasi është pastruar nga llumi i vajit dhe kur të arrihet një shumë e caktuar bëhët transportimi për në destinacion.
Proceci i grumbullimit të vajit nuk është i komplikuar, porse nevojiten disa procedura dhe duhet të plotësohen disa standarde. Ndërsa kur të ulen temperaturat gjatë dimrit për ta bërë më efikase punën e vajit janë dy cisterna nga pesë tonëshe që janë me ngrohje. Në këto cisterna mbahet vaji i shkrirë.
Vaji bimor shndërrohet në bio-naftë ku përdoret për agri kulturë. Ky bio-dizel përdoret në bujqesinë austriake dhe çmimi për një litër mund të shkoj deri në 4 euro, prandaj një naftë të tillë bio nuk gjen përdorim në kulturen bujqësore në Kosovë.
Përfitimet janë të shumëfishta si për mjedisin, tokën, dheun, kanalizimet e e shtëpive-banesave ashtu edhe për bizneset, resotrantet. Si e vetmja e këtij lloji në Kosovë edhe Eco Kos e vuajti përiudhen e izolimit, ku gjatë dy mujave pati më pak vaj, ashtu siç ka edhe tash më pak vaj, sidomos në bizneset e restoranteve./BB Green Kosova