
Me shumë entuziazëm ata ndoqën procesin e punës.
Mbrojtja e natyrës dhe shëndrrimi i një mbeturine ndotëse e të dëmshme në lëndë të parë për prodhimin e energjisë së ripërtrishme dhe bioderivate nxiti kurreshtjen e nxënësve të klasave të treta të shkollës më të vjetër të kryeqytetit “Meto Bajraktari”.
Me shumë entuziazëm ata ndoqën procesin e përpunimit dhe eksportimit të vajit të përdorur ushqimor, që u realizua gjatë vizitës së tyre në “Eco Kos”.
Ata patën rastin të bashkëbisedojnë për ekonominë qarkore, përmes shembullit të vajit të përdorur ushqimor i cili pasi të përdoret, nuk hudhet por grumbullohet, përpunohet dhe pas eksportimit në Austri si destinacion final, shëndrrohet në bionaftë.
“Eco Kos”, e certifikuar ndërkombëtarisht me ISCC, grumbullon sasi të madhe të vajit të përdorur ushqimor nga gasteonomia dhe industria në Kosovë.