April 12, 2022 Lajme No Comments

Eco Kos bën grumbullimin e vajit të përdorur ushqimor (UCO) nga industria, gastronomia dhe amvisëria.

Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2008, Eco Kos nisi suksesshëm sistemin inovativ të menaxhimit të mbeturinave.   

Si pionierë në këtë industri në Kosovë, krijoi një sistem efikas dhe funksional të menaxhimit në tërë Kosovën.

Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të UCO, Eco Kos garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së  ripërtëritshme (biokarburanteve), duke ndikuar në reduktimin e emetimeve të CO2 në mjedis.

Eco Kos ka eksportuar deri tash afër një mijë ton UCO në Austri

Written by ECO KOS