April 11, 2022 Lajme No Comments

Vaji i përdorur i ushqimor (UCO) prodhohet çdo ditë në sasi të mëdha nga industritë ushqimore dhe familjet çdo ditë. Për shkak të deponimit joadekuat ky lloj i mbeturinave konsiderohet si ndotësi më i zakonshëm i ujit dhe tokës, duke përbërë ¼ e të gjitha kategorive të ndotjes.

Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore (Kodi i mbeturinave 20 01 25 – Lista e llojeve të mbeturinave të publikuara në Zyrën Gazeta të Republikës së Kosovës, nr. 17/2012). Si pionierë në këtë industri, ne kemi krijuar një sistem efikas dhe funksional për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor në të gjithë territorin e Kosovës. Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të vajit ushqimor, sistemi ynë garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së ripërtërishme (biokarburanteve). Me këtë model biznesi të energjisë së gjelbër qarkulluese, ne i kontribuojmë qëllimit për ndryshime mjedisore dhe klimatike në nivel të BE-së.

Objektivi ynë kryesor është rritja e vetëdijes mjedisore për industritë por dhe familjet për grumbullimin e duhur të vajit të kuzhinës. Eco Kos po përpiqet të ndjekë praktikat për zero-mbeturina për një mjedis më të pastër duke reduktuar kështu rrezikun për ndotje të ujit dhe tokës. Sistemi i ekonomisë qarkore për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor rrit cilësinë e jetës për qytetarët duke mundësuar mbledhjen e duhur dhe riciklimin e kësaj mbetjeje në energji të ripërtërishme, gjë që çon në reduktimin e emetimeve të CO2 (Dyoksidit të Karbonit) në mjedis.

Written by ECO KOS