Edona Demaj: Zhvillimi i qëndrueshëm është mundësi për Kosovën 🌍

Prishtinë – Drejtoresha e Eco Kos, Edona Demaj, mori pjesë në panelin “Zhvillimi i Qëndrueshëm: Kompromis apo Mundësi?”, të organizuar nga Balkan Green Foundation në kuadër të Ditës së Tokës.

Ajo theksoi se, përkundër sfidave mjedisore me të cilat përballet Kosova, zhvillimi i qëndrueshëm paraqet një mundësi reale për ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Sipas Demajt, ndryshimi kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet sektorëve, inovacion dhe angazhim të përbashkët për të arritur rezultate konkrete dhe afatgjata.

Pjesëmarrja e saj në këtë panel konfirmon rolin aktiv të Eco Kos në promovimin e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit në vend.