Prishtinë – Drejtoresha e Eco Kos, Edona Demaj, mori pjesë në panelin “Edukimi i Gjelbër në Shkolla”, në kuadër të Kosovo Youth Event, të organizuar nga Youth Council of the U.S. Embassy in Kosovo, në bashkëpunim me Kosovo United States Alumni (KUSA).
Gjatë këtij paneli u diskutua rëndësia e edukimit mjedisor në shkolla dhe roli i tij në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme tek gjeneratat e reja. Fokus i veçantë iu kushtua nxitjes së projekteve dhe iniciativave të udhëhequra nga vetë nxënësit në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Në fjalën e saj, Demaj theksoi se edukimi i hershëm dhe përfshirja aktive e të rinjve janë thelbësore për të krijuar një të ardhme më të gjelbër dhe më të përgjegjshme.
Ky panel shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, organizatave dhe sektorit privat në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
