Eco Kos dhe UNDP ligjërojnë për qëndrueshmëri në shkollën ISP në Prishtinë

Prishtinë – Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare Pa Mbeturina, kompania Eco Kos, në bashkëpunim me UNDP, ka zhvilluar një ligjëratë edukative me nxënës të shkollës ISP në Prishtinë, me fokus në mbrojtjen e mjedisit dhe praktikat e qëndrueshme.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit e shkollës së mesme të ulët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së reduktimit dhe parandalimit të mbeturinave, si dhe ndikimit që secili individ mund të ketë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër.

Përfaqësuesit e Eco Kos theksuan rëndësinë e edukimit të hershëm në ndërtimin e një kulture të përgjegjshme ndaj mjedisit, ndërsa bashkëpunimi me UNDP u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të gjeneratave të reja për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm.

Nxënësit u treguan të interesuar dhe aktivë gjatë diskutimit, duke shfaqur gatishmëri për të mësuar dhe për t’u angazhuar në iniciativa që promovojnë mbrojtjen e mjedisit.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e minimizimit të mbeturinave dhe ndërtimit të një planeti më të gjelbër për të gjithë. 🌍🌱